http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Gjirokastra, lideri i opozitës Lulzim Basha ka përvijuar vizionin e tij, se si duhen shpenzuar paratë e taksapaguesve. Basha ka takuar banoret e lagjes Zinxhira ne kete qytet, te cilet vuajnë nga mungesa e dritave dhe përballen me papunësinë dhe ka premtuar se ne rast se demokratet fitojnë zgjedhjet, nuk do te kete shpenzime per zyra e makina. ?Çfarë i duhet kryeministrit një palmë që e blen 600 euro kur ka qindra e mijëra familje që i vënë fëmijët të flenë pa ngrënë. Në qeverinë time, qëllimi do të jetë të mos ketë asnjë familje pa bukë, pa ujë e pa drita, dhe ne do bëjmë gjithçka që buxheti i shqiptarëve të shkojë në radhë të parë aty ku shqiptarët kanë më shumë nevojë. Familjet në nevojë ekonomike, 200 kilovatët e parë nuk do i paguajnë por do ua paguajë buxheti i shtetit. Kjo do jetë një nga masat që unë do të marr që në ditën time të parë si kryeministër. Paratë e shqiptarëve do të investohen për të hapur vende të reja pune që çdo familje të ketë mundësinë të ketë të paktën 1 të punësuar dhe të mos jenë të varur nga ndihma ekonomike.?Ndërsa gjate takimit me strukturat e partisë, Basha përçoi mesazhin e hapjes se PD.?Masa kritike e shqiptarëve kërkon ndryshim. Gjendja aktuale është e padurueshme. Partia Demokratike është e bashkuar dhe po bashkohet dhe po hapet gjithmonë e më shumë. Një ndryshim i madh i Shqipërisë nis nga brenda vetes tonë. Na duhet të përmbyllim procesin e kthimit të Partisë Demokratike në një parti moderne europiane perëndimore?.Sipas Bashes, ndryshimi duhet te nise nga vete Partia Demokratike si garancia e pare se e djathta do e ndryshoje Shqipërinë.