Stop - Byroja Shqiptare e Sigurimit, institucioni piramide qe nuk demshperblen! (01 dhjetor 2016)

RTV KLAN 2016-12-01

Views 7

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronike me e plote: http://tvklan.al/stop-emisioni-64-sezoni-2/

Engjellushe Shahi, nje qytetare nga Lezha ankohet ne Stop se Byroja shqiptare e Sigurimit, nuk e demshperblen per nje aksident te ndodhur ne shtator te 2007-es. Ajo thote se ka fituar gjyqin per demshperblim mbi 80 milione leke te vjetra, por deri tani ne dore ka vetem vendimin ne favor. Engjellushja tregon se eshte ankuar edhe ne AMF dhe i kane premtuar zgjidhje, por serish i duhet te endet neper dyer institucionesh ne kerkim te se drejtes. Nje histori te ngjashme tregon edhe Nazmie Reka, per nje aksident ne vitin 2011. Ndersa Byroja eshte kthyer ne piramide, qe jo vetem nuk ekzekuton vendimet e gjykatave, por nuk ben as transparence.

Cili është problemi juaj që iu drejtuat emisionit ?STOP??
Im shoq ka bërë aksident. Ka qenë pasagjer dhe ka ndodhur me datë 9 Shtator të 2007- ës.

Çfarë vendosi ekspertiza? Kush ishte fajtori apo shkaku i aksidentit?
Shoferi ka qenë pa gojë dhe nuk dëgjon.

Çfarë pasojash ka nga ky aksident bashkëshorti juaj?
Burri im ka dëmtuar një vertebër. I kanë marrë një kockë tek këmba ia kanë vënë tek qafa. Memorien nuk e ka mirë se herë është i vetëdijshëm dhe herë jo. Ne iu drejtuam Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për çfarë?
Për një dëmshpërblim.

Çfarë vendosi gjykata?
Gjykata vendosi mbi 80 milion lekë të vjetra. Gjyqi ka përfunduar ka gati një vit dhe është i formës së prerë. Unë kam një problem tjetër me Byronë Shqiptare të Sigurimit sepse nuk më përgjigjen për vlerën që i ka dalë.

Gazetarja e ?STOP? shkoi për të takuar avokatin që ka mbrojtur Abdulla Shahin.

Avokati ? Për sa kohë nuk ka një pezullim ekzekutiv vendimi nga Gjykata e Lartë ai është i formës së prerë. Pra në Apel çështja merr formën e prerë dhe është i detyrueshëm. Është titull ekzekutiv, për t?u ekzekutuar në rastin konkret nga Byroja Shqiptare e Sigurimit që ka 10-12 vjet që nuk ka kokërr leku.

Avokatja ? Janë ndjekur të gjitha rrugët ligjore për? ka përfunduar çështja. Është lëshuar urdhri i ekzekutimit është çuar dosja në Përmbarim. Ndërkohë që është e pamundur ekzekutimi, për shkak të problematikave që ka Byroja e Sigurimit, pra nuk ka fonde. AMF-ja kam përshtypjen që ka përsëritur të njëjtën shkresë datë 21.10.2016 dhe i thotë: Ju kërkojmë të trajtoni praktikën duke marrë në konsideratë vlerën e fondit të kompesimit për vitin 2016.

Gazetarja ? Kjo është e dyta?

Avokatja ? Kjo është një shkresë që i thotë AMF-ja, që është enti që i kontrollon dhe i vendos pikat mbi ?i? dhe i thotë merr masa për ekzekutimin brenda kësaj date, sepse është detyrim i hershëm.

Avokati ? Janë dispozita të shkaktimit të dëmit në këtë rast. Pra nëse një mjet i siguruar në një kompani sigurimi i shkakton ?X-it? një dëm ka një ligj sesi nuk paguan shoferi, por paguan kompania ku është siguruar shoferi. Në këtë rast është i pasiguruar fare dhe ligjvënësi për të m...

Share This Video


Download

  
Report form