Ora News – Krimi mjedisor, Koka: Vakum ligjor, Kodi i paamenduar prej 1995

Ora News Lajme 2016-12-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkatërrimi që i bërë mjedisit ndër vite ka detyruar Ministrinë e Mjedisit të përgatisë një paketë të plotë amendimesh, që parashikon burg për ata që dëmtojnë dhe ndotin mjedisin.
Ministri Lefter Koka në takimin vjetor të Grupit Ndërinstitucional kundër Krimit Mjedisor, deklaroi se kodi nuk është amenduar prej vitit 1995 dhe vakumi ligjor vështirëson punën e institucioneve ligjzbatuese.
Lefter Koka: ?Parimi bazë ndotësi paguan në rastin në fjalë na bën të pamundur që çdokush të mund të marrë atë dënim të merituar për dëmin që kryen në terren?.
Ministri i Mjedisit ishte kritik me vendorët të cilët sipas tij nuk janë angazhuar siç duhet për asetin e vyer ekonomik që kanë në pronësi.
Lefter Koka: ?Fatkeqësisht shoh që edhe kryetarët e bashkisë sektorin e pyjeve e shohin si një sektor i cili në vetvete është një sektor afatgjat dhe pikërisht mandati i kufizuar i kryetarëve i bën të mos e shohin si një sektor prioritar?.
Kryetari i prezencës së OSBE , Bernd Borschadt kërkoi që vitit 2017 të jetë viti i veprimit për aplikimin e amendimeve të krimeve mjedisore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krimi-mjedisor-koka-vakum-ligjor-kodi-i-paamenduar-prej-1995/

Share This Video


Download

  
Report form