Ora News – Ndarja e mandateve, KQZ shtyn vendimin për në 3 dhjetor

Ora News Lajme 2016-11-30

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

KQZ përsëri nuk arriti të vendosë për ndarjen e mandateve për zonat zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2017. Opozita ka kërkuar më shumë kohë që të njihet me materialet e ofruar nga Ministria e Brendshme mbi të dhënat e zgjedhësve, lëvizjet e tyre nga një qark në tjetrin.
Tiranë- KQZ ka shtyrë përsëri me një votim 6 me 1 vendimin për ndarjen e mandatave për zonat zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme 2017.
Dy mbledhjet e fundit të Komisionit janë dominuar nga debati i cili është zhvilluar edhe në 2012 për numrin e zgjedhësve në zonat zgjedhore.
Opozita pas kërkesës së bërë më parë për më të dhëna të sakta, këtë herë kërkoi më shumë kohë për tu njohur me materialet e dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
Iva Kaso: Ky material duhet të ishte vënë në dispozicion që para dy javësh. Ka paraqitur të dhënat të cilat ne kërkojmë kohë që ti studiojmë pasi vendimarrja e sotme është shumë e rëndësishme e cila ka të bëjë direkt me rezultatin e zgjehdjeve të përgjithshme të 2017.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-kerkon-shtyrjen-e-mbledhjes-se-kqz-per-ndarjen-e-mandateve/

Share This Video


Download

  
Report form