Ora News – Reforma në drejtësi, PD: Në Venecia një variant i pasaktë i Vetting-ut

Ora News Lajme 2016-11-30

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga ardhja e opinionit këshillues, ligji i Vettingut i cilësuar kusht themelor për hapjen e negociatave përballet me një tjetër pengesë. Partia Demokratike, do t?i kërkojë Gjykatës Kushtetuese ripërsëritjen e kërkesës ndaj komisionit të Venecias për opinion mbi ligjin e Vettingut, kjo për shkak të pretendimit se përkthimi zytarë nuk është korrekt.
Ligji për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, kusht themelor për çeljen e negociatave, mund të kthehet në një sagë për Gjykatën Kushtetuese dhe politikën, kjo për shkak të pretendimit më të fundit të Partisë Demokratike se përkthimi zyrtar i dërguar për opinion në Venecia nuk është korrekt.
Shqetësimi është bërë me dije në mbledhjen e grupit parlemntar, ndërsa burimet i thanë Ora News, se Kryetari Luzlim Basha ka theksuar se përkthimi i kushtetutës dhe ligjit të Vettingut i dërguar nga Gjykata Kushtetuese për opinion në Venecia ka gabime të mëdha dhe nuk është i saktë në dispozitat kryesore.
Për këtë shqetësim Partia Demokratike ka vënë në dijeni institucionin e Gjyktës Kushtetuese dhe Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë ekspertët demokratë po përgatisin dhe një shkresë zyrtare për komisionin e Venecias, ndërkohë që kanë mbetur pak ditë nga ardhja e përgjigjes së këshillimit të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/burimet-basha-perkthimi-i-vettingut-nga-kushtetuesja-jo-korrekt/

Share This Video


Download

  
Report form