Ndërsa fillimisht u fol për qytetin e Gjirokastrës, në listën kandidatëve për ndërtimin e aeroportit të jugut janë shtuar tashmë qytetet e Sarandës, Korçës Vlorës e Fierit.
Këto qytete përcaktohen si kandidatë potenciale për ndërtimin e një aeroporti të tretë ndërkombëtar, pas Rinasit e Kukësit, në Strategjinë Sektoriale të Transportit 2016-2020, të sapomiratuar nga këshilli i Ministrave.