Opinion - Kush vret ne rruge? (29 nentor 2016)

RTV KLAN 2016-11-30

Views 1

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN, te ftuar: Ervin Dervishi, Enrik Mehmeti, Nikolin Berxhiku, Flamur Vezaj, Islam Qibini, Ornela Gace

Për aksidentin e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë si pasoj e hapjes së gropës për punimet e ?Lungomares?, ku ndërroi jetën një 17 vjeçar ka patur debat edhe ne emisionin e mbrëmjes të sotme në Opinion.

Gazetari i ?News 24?, Enrik Mehmeti, i ftuar në emisionin Opinion në TV Klan, ka theksuar se aksidenti i rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Vlorë, ka ardhur si pasojë e një grope të hapur në rrugë, për shkak të punimeve për rikonstruktimin e saj. Mehemti tha se në orët e vona të natës, ka ardhur një informacion se ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Vlorë-Uji i Ftohtë, në afërsi të zonës të njohur si Rrapi, kishte rënë në gropë një automjet tip BMW X6. Ai tregoi se lajmin e ka dhënë për herë të parë, shoferi i automjetit që ka qenë pas makinës së aksidentuar, shoferi ka qenë në gjendje shoku, ndërsa policia ka qenë e para që ka mbërritur në vendngjarje. Ndër të tjera, gazetari Mehmeti, ka theksuar se gropa ishte hapur pikërisht në vendin e quajtur Rrapi, pikërisht në mesin e rrugës. Ai tha se gropa ishte hapur disa ditë më parë, për shkak të kanalizimeve në rrugë, për arsye të shmangjes së përmbytjeve të vazhdueshme të saj.

Specialisti i sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Ervin Dervishi, është ndalur gjatë në emisionin Opinion, në lidhje me aksidentin e ndodhur pak ditë më parë në Vlorë, ku humbi jetën një 17-vjeçar, si pasojë e një grope të hapur në mes të aksit rrugor Vlorë-Uji i Ftohtë. Dervishi ka theksuar se realiteti i infrastrukturës rrugore në vendin tonë ky është, nuk është se ka akse alternative që mund të devijosh rrymat e trafikut në segmente të tjera. Ai bëri me dije se policia rrugore ka qenë në vendin ku ndodhi aksidenti dhe ka konstatuar devijimin, si dhe ka konstatuar vendosjen e atij shiriti, rrjete, kurse përtej rrjetes, se çfarë ndodhi i përket kompanisë që ka realizuar punime në rrugë. Ndërkaq, Dervishi, theksoi se nuk ka pasur asnjë lloj informacioni nga firma që po bënte punime në rrugë, se në këtë segment do realizojmë këtë ndërtim.

Në lidhje me debatin në Opinion, eksperti rrugor, Islam Qibini ka nënvizuar se në rastet kur bëhen punime në rrugë, duhet të vendosen shenjat sinjalizuese, kryesisht 100-150 metra larg kantierit të punës. Qibini tha se vendosja e tabelave paralajmëruese, për aq sa i përket rastit konkret, pra 10.m nga kantieri i punës, është e pavlerë. Ai tha se në Shqipëri ekziston një rregullore se ku mund të vendosen shenjat paralajmëruese, në rastin kur bëhen punimet në rrugë. Për aksidentin e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë si pasoj e hapjes së gropës për punimet e ?Lungomares?, ku ndërroi jetën një 17 vjeçar ka patur debat ne emisionin e mbrëmjes të sotme në Opinion.

Nikolin Berxhiku, Drejtor i Sigurisë Rrugore, i ftuar në emisionin Opinion është shprehur se Mbikqyrja e pu...

Share This Video


Download

  
Report form