Pikat e karburanteve kanë rënë pre e grabitjeve muajt e fundit. Me një pistoletë ose me një kallashnikov janë të rinj kryesisht të cilët shkojnë për të grabitur shuma të konsiderueshme parash.
Në muajt e fundit janë të shumta rastet e grabitjeve, të gjitha të ndodhura gjatë natës. Rasti më i bujshëm ishte Geraldo Kuci, 21 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.