Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, ka atakuar në komunikimin javor opozitën për entuziazmin siç tha ai lidhur me deklaratat agresive të deputetit të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të vendit tonë me BE.
Me gjuhë të ashpër Rama foli edhe ndaj vetë deputetit gjerman, duke e akuzuar për deformim të fakteve të Komisionit Europian.
Sipas kreut të qeverisë, deputeti i Bundestagut dhe kreu i komisionit parlamentar për çështjet e Evropës Gunther Krichbaum me deklaratat e tij nuk shprehu asgjë më shumë se qëndrimin e tij personal.
Sipas tij kjo nuk ka lidhje me qasjen e KE dhe as të vendeve anëtare të BE.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deklaratat-e-deputetit-gjerman-rama-deformoi-faktet-u-gezuan-lacat-e-shqup-it/