Takimi i unionit të bashkive shqiptare në rajon

RTV KLAN 2016-11-26

Views 8

Pesë kryetarët e bashkive më të mëdha shqiptare, në rajon, u bënë bashkë në Konferencën e parë të Unionit të Bashkive Shqiptare, që mbahet këto dy ditë në Tiranë.

Në takimin me kryebashkiaken e Tetovës Teuta Arifi, kryebashkiakun e Prishtinës Shpend Ahmeti, atë të Preshevës Shqiprim Arifi dhe kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky bashkëpunim nuk është një projekt nacionalist por praktik për të bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacione me njëri-tjetrin.

Kjo nismë e kryebashkiakut Veliaj u përshëndet edhe nga homologia e tij e Tetovës dhe ai i Prishtinës.

Në përfundim të konferencës, 5 kryetarët e bashkive më të mëdha shqiptare në rajon do të nënshkruajnë edhe një sërë marrëveshjesh që lidhen me arsimin, kulturën, teknologjinë, inovacionin, dhe format e financimit.

Share This Video


Download

  
Report form