17 zyrtarë të njësive të prokurimeve në Bashkinë Berat dhe Komunat Buçimas e Qukës kanë përfunduar në prokurori, për shkak të shkeljeve të shumta me tenderët.
Në një deklaratë zyrtare për shtyp, KLSH bën me dije se zyrtarët janë vënë nën akuzë për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit, vendosjen e kritereve përjashtuese dhe favorizim të operatorëve ekonomikë.