Shqiptarët festojnë jashtë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

4 ditë pushimi zyrtar për administratën publike, por jo vetëm, janë një kohë e mjaftueshme që shqiptarët të marrin valixhet dhe të largohen jashtë vendit, për të pushuar. Dhe kështu ka ndodhur. Agjencitë turistike thonë se një bum rezervimesh, janë regjistruar nga shqiptarët, të cilët kanë zgjedhur të pushojnë kryesisht në destinacionet e rajonit, në këto ditë festash nëntori. Sipas z. Vathi ky fakt ka ardhur edhe për shkak se paketat e udhëtimit, janë të përshtatura për çdo buxhet familjar, duke nisur nga 59 euro. Por ende nuk mund të thuhet e njëjta gjë për festat e fundvitit. Shqiptarët vijojnë të marrin vendime në minutën e fundit dhe nuk bëjnë prenotime të hershme.

Share This Video


Download

  
Report form