Kërcënimi i qeverisë greke: Ushtria është gati, më e fuqishme se kurrë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-24

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rriten tensionet mes Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa Ministri Grek i Mbrojtjes i kujton Tiranës zyrtare, aleates së saj të NATO-s se ka një ushtri më të fuqishme dhe të gatshme për të ndërhyrë në çdo moment. I pyetur rreth komenteve të fundit nga zyrtarët Shqiptarë e ata Turq, gjatë një aktiviteti të Forcave të Armatosura Greke në Selanik, Kamenos tha se ?Forcat e Armatosura të Greqisë janë këtu, janë të fuqishme dhe nuk kanë frikë as shqiptarët, as turqit?. Në fakt këto komente shkojnë në kufijtë e absurditetit përderisa të dyja vendet janë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Një tjetër qëndrim ka mbajtur Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias i cili ka thënë se pala shqiptare ndjek gjurmët e diktatorit Enver Hoxha sa i takon minoriteteve. Deklarata u bë gjatë një debati me disa deputetë të partisë kryesore të opozitës greke Demokracia e Re. Për deklaratat e Ramës, më herët, kreu i Departamentit për Çështjet e jashtme në Demokracinë e Re, Jorgos Kumucakos, propozoi ngritjen e një Këshilli për Politikën e Jashtme, për t?u krijuar një strategji unike për marrëdhëniet Greqi-Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form