Operacioni anti-kanabis, sekuestrohen 113 kg në Tiranë e Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-24

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
113 kg lëndë narkotike kanabis stativa janë sekuestruar nga policia në dy operacione në Tiranë dhe Vlorë. Ky është momenti kur policia ndërhyn për arrestimin e dy të rinjve Fatjon Koxha dhe Jetmir Hida, të dy 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në makinën dhe banesat e tyre gjeti 58 kg hashash. Prej kohësh këta të rinj mblidheshin pranë mbikalimit të Kamzës, në sheshin ku autoshkollat praktikojnë parkimin dhe shpërndanin lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në makinën e Fatjon Koxhës, në bagazh u gjetën 4 thasë të zinj me peshë rreth 30 kg kanabis, ndërkohë në banesë i janë sekuestruar edhe 23 kg te tjerë, si dhe një automatik. Edhe ne shtëpinë e Jetmir Hides u zbuluan 2 kg kanabis. Ndërsa ne Vlore, policia sekuestroi 58 kg kanabis, dhe shpalli në kërkim poseduesin e saj. Lënda narkotike u gjet ne nje makine te braktisur ne rrugën nacionale, pranë Radhimes.

Share This Video


Download

  
Report form