Ora News – Përjashtohet nga Kuvendi 10 ditë. Noka: Kurrë s'bëhem pishman

Ora News Lajme 2016-11-23

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përjashtuar 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Shkak është bërë sherri në Komisionin parlamentar të Sigurisë të martën ku deputeti demokrat ka fyer kreun e këtij komisioni Spartak Braho si dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Noka: Të vijë Ministri i Brendshëm dhe të aktrojë për 5 minuta në Komision dhe të largohet, duke shprehur diskonsideratën më të madhe për Komisonin dhe qytetarët. Partia Demokratike ka vetëm një reagim: Të punojë me të gjitha forcat nga sot deri në zgjedhje të shporrim këtë qeveri bandë dhe këtë bandë në qeveri që shqiptarët të kenë mundësi të marrin frymë lirshëm. Të jetojmë më lirshëm për një Shqipëri më të mirë, pa Edi Ramën dhe pa banditët në qeveri.
Ndërkohë, deputeti tjetër demokrat Edmond Spaho tha se opozita nuk është për dekor dhe se vendimi për përjashtimin e Nokës sipas tij, është i padrejtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/byroja-e-kuvendit-perjashton-10-dite-deputetin-demokrat-flamur-noka/

Share This Video


Download

  
Report form