Report TV - “Dje karrierë të shkëlqyer, sot në qeli”. Rrëfimet e të burgosurve Hoxha e Bitro

Report TV 2016-11-23

Views 6

?Kam bërë pjesën më të madhe të dënimit, 6 vjet. Kam përballuar presionin shpirtëror, moral dhe atë shoqëror për shkak të asaj që kam bërë dhe asaj që humba. Kështu shkatërrova karrierën time dhe besimin e bankës ku punoja. Kisha një karrierë të shkëlqyer përpara, por për shkak të dobësisë time bëra një vepër që më privoi prej lirisë, familjes time dhe njerëzve të mi të dashur.
Ky është rrëfimi i Gentjan Hoxha, një ish-specialist banke sot në burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. E ardhmja premtuese e priste në politikë edhe Klevis Bitron, por nga shef kabineti i ministrit Spiro Ksera, ai përfundoi në burg. Sot i burgosur për abuzim me detyrën, Bitro u bëri thirrje të rinjve të mos dorëzohen para vështirësive dhe të zbatojnë ligjin.

?Të qëndroni në krahë të njëri-tjetrit, të përzgjidhni mirë shoqërinë, të mbaroni shkollën dhe të ndiqni ëndrrat tuaja e të mos i braktisni ato?, u bëri thirrje Bitro të rinjve nga shkollat e mesme të pranishëm në këtë aktivitet.( b.h/Shqiptarja.com )

Share This Video


Download

  
Report form