Ora News - Rama në tv grek: Çamët kanë të drejtë të pretendojnë pronat

Ora News Lajme 2016-11-23

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Gazetari: -Sa për të qënë të qartë për këtë politika juaj zyrtare është që Shqipëria i mban kufijtë ashtu sic janë sot padyshim. Pyetja në këtë rast është, E keni parë në shkolla shqiptare apo le të themi që qeveria greke ka ndaluar disa shqiptarë që përmbanin literaturë me një lloj propagande, çfarë nënkupton propaganda irredentiste
Kryeministri Rama: Unë nuk mendoj se është irredentistë t?ju thuash fëmijëve tanë se ku kanë jetuar shqiptarët dhe nuk mendoj se është irredentiste t?ju thuash njerëzve se ka qënë një zonë që quhej Çamëri, e që shqiptarët jetonin atje. E ku për fat të keq nuk është ajo çfarë u themi fëmijëve por çfarë shohim, -Që njerëzit nuk mund të shkojnë. Pra a e imagjinoni dot njerëzit as nuk mund të shkojnë të udhëtojnë, të shkojnë atje ku shtëpitë e tyre kanë qënë, ku kanë qënë familjet e tyre për shkak të çfarë? Nuk kemi asnjë pretendim dhe askush tjetër nuk mund të ketë pretendime të tilla të llojit si ndryshimi i kufijve apo strategji për ndryshimin e kufijve për të marrë pjesë të Greqisë apo të Serbisë apo për të marrë pjesë të Maqedonisë e për ta bërë këtë një Shqipëri natyrale.
Jo, ne thjeshtë besojmë se ka ardhur koha t?i tejkalojmë të gjitha këto pengesa të së shkuarës, të shohim njëri tjetrin në sy e të themi a është e mundur që ata 80 vjeçare gra e burra, të cilët janë detyruar me forcë të largohen nga shtëpitë e tyre të mos mund të shkojnë në ato vende sërish?! A është e mundur që personat që janë nga ky rajon shqiptar të mos mund të kalojnë kufirin e një fqinji, e një vendi fqinj të madh Europian si Greqia? A është e mundur? Çfarë ka për irredentizëm këtu, asgjë. Me që ra fjala do të doja të thoja se saktësisht duke u mbajtur peng i këtyre temave, e duke i parë ato mes së shkuarës, ne ushqejmë nacionalizmin, ne e ndezim nacionalizmin, u japim nacionalistëve argumente dhe për rrjedhojë u japim ?lind për të jetuar? për të ekzistuar. Për se mos ta shohim në mënyrë të ndryshme, përse mos të themi, po, ka një problem këta njerëz janë çrrënjosur nga shtëpitë e tyre, shtëpitë e tyre janë në Greqi dhe kanë të drejtën të kthehen nëse duan, kanë të drejtën të pretendojnë pronat e tyre n.q.s. duan. Cili është problemi këtu?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-interviste-ne-televizionin-grek-skai/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS