Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Hyn në fuqi ligji I ri për prokurorinë. Me ligjin e ri, Prokuroria e Përgjithshme humbet një pjesë të rëndësishme të kompetencave të saj: Institucioni i Prokurorisë nuk është më strukturë vertikale, por tashmë është strukturë horizontale.
Kjo do të thotë që çdo nivel dhe çdo strukturë prokurorie funksionon si njësi më vetë, sa i përket hetimit. Ndryshimet me te mëdha i pëson Prokuroria e Përgjithshme. Kjo strukturë nuk ka me rolin drejtues dhe kontrollues mbi hetimin në prokuroritë e Apeleve dhe Prokurorive të Shkallës së Parë (përfshirë edhe Prokurorinë e Posaçme që pritet të krijohet).
Nuk ka rol inspektues mbi punën e prokurorëve (këtë do ta realizoj Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi të krijohet)Nuk ka të drejtë emërim dhe propozim transferimi prokurorësh.
Asnjë drejtues, përfshirë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, nuk ka asnjë rol drejtues mbi hetimet që zhvillojnë prokurorët që janë në strukturat e tyre. Çdo prokuror është i pavarur në vendimmarrjen e tij.
Ndërsa prokurori i përgjithshëm humbet kontrollin mbi hetimin dhe mbi emërime/transferimet e prokuroreve pra e thënë ndryshe posti i tij mbetet thjesht një menaxhuesi administrativ pa patur kompetence të futet në hetimin e çështjeve dhe më shumë të kryeje inspektime për dosjet punë që do të kryhet periodikisht nga KLP.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hyn-ne-fuqi-ligji-per-prokurorine-zbehet-roli-i-kryeprokurorit/