Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë në Berlin, ku u prit në takim nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme te Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.
Gjatë takimit ministri Bushati shprehu mirënjohjen për vullnetin dhe gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar të luajë këtë rol, veçanërisht sot kur BE po përballet me sfida të vështira të pazakonta dhe duke shprehur rendesine e vijimit te agjendës së zgjerimit si një element thelbesor për rajonin tonë por edhe për vetë BE-në.
Bushati: Krahas krizave me të cilat i është dashur të përballet gjatë viteve të fundit, Europa gjendet sot në një periudhë hezitimi, dyshimi dhe pasigurie. Çka ndihet edhe më tepër në Europën Jug-Lindore. Për Shqipërinë, vëmëndja dhe lidershipi i Gjermanisë në këto kohë të turbullta, përbën faktor sigurie dhe qëndrueshmërie.
Nga ana e tij Ministri Steinmeir vlerësoi ecurinë e Shqipërisë për reformat shtet konsoliduese duke e cilësuar zbatimin e plote te reformës në drejtësi si një gur themel për rrugëtimin Evropian. Duke u ndalur ne miratimin e reformes ne drejtesi dhe rolin e Shqiperise ne rajon Ministri Steinmeier u shpreh se kjo është shprehje e konsolidimit të brendshëm politik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-steinmeier-mbeshtetje-e-gjermanise-per-procesin-e-integrimit/