PD: Mungon tetanozi; Beqaj: E gjeni në çdo spital, ja pse e shtrenjtuam

Ora News Lajme 2016-11-21

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka mohuar mungesën e tetanozit në shërbimet spitalore. Akuzën e PD-së për mungesë medikamenti dhe njëkohësisht shtrenjtim të tij, Beqaj e argumentoi me vendin e prodhimit.
Formula si dhe vendi i prodhimit të tetanozit janë sipas Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, arsyeja e ndryshimit të çmimit të këtij medikamenti. Shqetësimi u ngrit nga deputetët demokratë.
Vokshi: Mungesën e tetanozit që ke javë që nuk gjendet në asnjë spital. A është dhjetëfishuar çmimi i tetanozit? Dhe sot nuk ke në asnjë spital tetanoz. E ke dhjetëfishuar tetanozin dhe e ke në mungesë, nuk ka në asnjë spital.
Beqaj: Do përgjigje? Tetanoz ka në çdo spital, tetanozi që vinte nga Serbia dhe prodhohej në një institucion nuk e prodhon këtë gjë, prodhohej me gjak kali, nuk prodhohet më atje. Vjen nga Italia, origjinën e ka me gjak njeriu.
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, akuzoi Beqajn edhe për futje të barnave false në tregun shqiptar.
Vokshi: Ti ke prishur sigurinë e ilaçeve. Ke ilaçe falco në tregun farmaceutik.
Beqaj: Po jo moj zonjë jo.
Vokshi: Ti kanë kapur dhe në QSUT, ti kanë treguar ilaçet pa vula.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/pd-mungon-tetanozi-beqaj-e-gjeni-ne-cdo-spital-ja-pse-e-shtrenjtuam/

Share This Video


Download

  
Report form