Ora News – Ekonomia gjatë 25 viteve, zhvillimi u frenua nga të gjitha qeveritë

Ora News Lajme 2016-11-21

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë është frenuar nga rruga e gabuar që kanë zgjedhur të gjiTha qeveritë në këto 25 vite. Akademia e Shkencave dhe ekspertë të njohur të ekonomisë kanë arritur në konkluzionin se burimet natyrore dhe njerëzore nuk janë shfrytëzuar si duhet. Gjatë një takimi për të dhënë ide për zhvillimin e mëtejshëm, ekspertët deklaruan se korrupsioni ka qënë ai që ka mbajtur larg investitorët.
Në 25 vite pluralizëm, Shqipëria ka shfrytëzuar në mënyrë të gabuar burimet e saj natyrore e njerëzore, çka ka sjellë frenimin e zhvillimit ekonomik dhe ka rritur varfërinë.
Përfundimi i arritur nga Akademia e Shkencave u përforcua nga ekspertët e ekonomisë në diskutimin për politikat e zhvillimit e quajtur ?Karta e Gjelbër: Shqipëria 2025? që do ti dërgohet Qeverisë.
Kosta Bajraba: Zhvillimi pas 25 vitesh ka rënë në një kurth që ka përgatitur vetë, pra nga mospërdorimi racional dhe shpërdorimi i burimeve natyrore. Edukata e tregut ka qenë inferiore në raport me kërkesat e tregut.
Për akademikët, Qeveria duhet të bashkëpunojë më shumë me ta, ndërsa për ekspertët duhet të eleminohet dështimi i tregut dhe fenomeni i korupsionit që e ka mbajtur larg investitorët.
Ardian Civici: Dhënia e përparësive e prodhimit vendas dhe eksportit në raport me importin dhe konsumin për të kaluar nga një ekonomi që financohet kryesisht dhe pothuajse plotësisht nga sektori bankar, në një ekonomi që të rritet përqindja e financimit nga tregu financiar dhe nga burime të tjera për të mobilizuar më mirë dhe kursimet e brendshme, kapitalin dhe lehtësuar financimin e ekonomisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ekonomia-gjate-25-viteve-zhvillimi-u-frenua-nga-te-gjitha-qeverite/

Share This Video


Download

  
Report form