http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët që mësonin, studionin e punonin në dhe të huaj, janë ata që i dhuruan botës së letrave shqipe modele të të shkruarit, edhe më herët se alfabeti i gjuhës shqipe të jetësohej në Kongresin e Manastirit. Këto janë vetëm pak nga shkrimet që mbërrijnë nga ajo kohë, më shumë se pesë dekada nga abetaret e para të Shqipërisë. Sipas bibliografit Maksim Gjinaj, shqiptarët në dhe të huaj, në periudha të ndryshme kohore kanë kontribuuar edhe më shumë se ata që aktivitetin e tyre e kanë pasur në brenda kufijve të Shqipërisë. Kjo ekspozitë, do të duhej të ishte edhe më e madhe, sipas Gjinajt, por këto 265 antikuarë, libra e revista, janë përzgjedhur për t?i rrëfyer publikut rrugëtimin e diasporës shqiptare nga Londra, Parisi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bukureshti a Aleksandria. Nën titullin ? Identiteti Kombëtar dhe diaspora?, biblioteka kombëtare mban dyert hapur për publikun deri më 29 nëntor.