Rreth 55 media ndërkombëtare prestigjioze si ?Associated Press?, ?Uashington Post?, ?Daily Mail?, por edhe me gjerë, i kushtojnë vëmendje muzeut ?Bunk Art 2? i cili hapi siparin këtë të shtunë në qendër të Tiranës. Shoqëruar me foto nga muzeu dhe titulli ?ish bunkeri bërthamor shndërrohet në muzeun e të persekutuarve?, këta artikuj e njohin publikun ndërkombëtar me vuajtjet e shqiptarëve gjate periudhës që kanë jetuar nën regjimin komunist, si janë persekutuar, përgjuar nga sistemi i sigurimit të shtetit dhe dënimet në kampet e burgjet e komunizmit. Historia është e ndërthurur me artin vizual e konceptual ku përveç instalacioneve gërshetohet edhe filozofia e kujtesës në shërbim të paqes e përparimit.