Institucionet shtetërore në nivel qendror dhe lokal do të ndihmojnë me para të rinjtë e papunë, me qëllim për t?i integruar në tregun e punës në Shqipëri. Do të ndihmohen një kategori e caktuar të rinjsh të papunë, të cilët kanë një projekt konkret për të hapur një biznes.
Komisioni i Ndihmës Shtetërore, në mbledhjen e tij të radhës të datës 25.10.2016, shqyrtoi planin e dhënies së ndihmës shtetërore ?Për projektin të rinj drejt një profesioni?. Projekti do të zbatohet fillimisht në territorin e Bashkisë së Tiranës, për t?u shtrirë më pas në të gjitha bashkitë. Po si do të ndihmohen të rinj, kush përfiton, sa përfiton dhe kushtet për të marrë ndihmë financiare nga bashkia?