Ora News – Kryeministri Rama: Diaspora duhet të marrë për dore Shqipërinë

Ora News Lajme 2016-11-18

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një mijë shqiptarëve të diasporës në 40 shtete të ndryshme të botës, të mbledhur në Pallatin e Brigadave, kryeministri Rama u kërkoi që të ndihmojnë Shqipërinë në hapat e saj për të qenë e suksesshme.
Rama: Ashtu si kundër ata që ju keni gjetur atje janë gjendur dhe ju kanë marrë për dore për t?iu ndihmuar në hapat e parë drejt suksesit, ashtu dhe Diaspora duhet t?i gjendet dhe ta marrë për dore Shqipërinë për ta ndihmuar që të hedhi hapa të tjerë drejt suksesit.
Edhe nëse Shqipëria nuk ka çti mësojë shqiptarëve që kanë ndërtuar jetën e tyre në vend të huaj, ka shumë për të mësuar nga dashuria dhe kontributi i tyre për atdheun.
Rama: Mbase ne praktikisht nuk kemi asgjë për t?iu mësuar, por e kemi organizuar këtë samit sepse jemi të vetëdijshëm se kemi shumë për të mësuar. Po aq sa është e jona Shqipëria është edhe e juaja. ndërkohë që po të shohim se çfarë ata që kanë ikur kanë bërë për Shqipërinë duket se Shqipëria ka qenë më shumë e tyrja sesa e jona.
Mikpritës ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili i atribuoi atyre një meritë kryesore për pavarësinë e shtetit Kosovar, ndërsa theksoi se reforma zgjedhore do të garantojë vende të rezervuara për shqiptarët nga diaspora në parlamentin e Kosovës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kryeministri-rama-diaspora-duhet-te-marre-per-dore-shqiperine/

Share This Video


Download

  
Report form