Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Maxhoranca ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet që do të mbahen të dielën në Kolonjë.
Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se fitorja e kandidatit të majtë do të jetë një mesazh i fortë edhe për opozitën. Kryeministri Rama ftoi qytetarët të marrin pjesë në masë në votime.
Rama: Vota e tyre për Ilian, është një votë me një vlerë të dyfishtë. E para se do të zgjedhin më të mirin për Kolonjën dhe e dyta do ndihmojnë dhe Partinë Demokratike të zgjohet dhe të kuptojë se ku është roli i saj.
Do ndihmojnë atë çetën e vogël të udhëheqësve të PD-së, që është mbyllur te Shqupi dhe që gjënë më të mirë që gjen për të bërë është të bllokojë me dhunë foltoren e Parlamentit, sikur është vend aty për të bërë ndërtimin pa leje të radhës.
Vetë kandidati i maxhorancës premtoi angazhim të plotë për zhvillimin e qytetit.
Ilia Stefo: Fshatra tona brenda 6 muajve të parë do të ndriçohen plotësisht. Rilindja urbane do të prekë edhe Leskovikun, me projektin e hyrjes dhe rivitalizimin e sheshit të qytetit. Projekti është në zyrën e kryeministrit gati për financim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ilia-stefo-do-vere-ne-vend-nderin-e-doktoreve-qe-e-demtoi-saliu/