Basha takon Ministrin e Jashtëm hungarez: Na mbështesni për integrimin

RTV KLAN 2016-11-18

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një takimi që zhvilloi me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë, tha se Peter Szijjarto i kishte kërkuar që për përshpejtimin e vendit në familjen europiane Shqipëria duhet të përmbushë jo vetëm pesë kriteret kyçe, por edhe ato të Kopenhagenit, mes të cilave garantimi i zgjedhjeve të lira.

Basha tha se në emër të Partisë Demokratike kërkoi nga Hungaria që të vijojë të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.
Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: Diskutuam për sfidat me të cilat përballet Shqipëria dhe ministri Szijjarto më kërkoi që të bëjmë gjithçka për përmbushjen jo vetëm të 5 kritereve të Komisionit Europian, por edhe të kritereve të Kopenhagës për zgjedhje të lira e të ndershme dhe luftës kundër krimit të organizuar. Kjo është rruga më e sigurt për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit.
Nga ana e tij ministri i Jashtëm hungarez inkurajoi bashkëpunimin e opozitës dhe maxhorancës, lidhur me reformat.
?Si qeveria ashtu edhe opozita duhet të jenë bashkë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe të marrin përgjegjësinë për vijimin e rrugës së reformave.?
Basha tha se e kishte garantuar Ministrin Szijjarto për mbështetjen që Partia Demokratike do japë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Share This Video


Download

  
Report form