Lulzim Basha sërish ka shfaqur pendesë për gabimet, që sipas tij e djathta bëri në tetë vite qeverisje me Sali Berishën.
Ne ?Top Story? ai tha se shumë prej përfaqësuesve të së djathtës dje në pushtet i shërbyen vetës duke thelluar hendekun me qytetarët.
?Gabimi kryesor është që në rritëm hendekun me njerëzit në vend që ta zvogëlonim atë në vitet e fundit të qeverisë tonë. Nuk është normale, harruam që ishim aty për t?i shërbyer njerëzve dhe një pjesë filloi t?i shërbejë vetes së vet. Ky është momenti kur partitë bien?
Shmangja e këtij problemi tha Basha dikton kufizimin e pushtetit brenda radhëve të Partisë Demokratike, për të cilën tha se do ta niste nga vetja, duke e kufizuar nga katër në dy mandate pushtetin e kryetarit të partisë.
Më herët Lulzim Basha ka kërkuar ndjesë edhe për ligjin, që lejon importin e mbetjeve të miratuar nga qeveria Berisha, si dhe ka pranuar bashkëfajësinë për sistemin rajonal proporcional, që sipas tij nuk shmangte nga politika të inkriminuarit.