Ora News – Sulmi ndaj ministres, Pandeli Majko solidarizohet me Lindita Nikollën

Ora News Lajme 2016-11-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Solidarizimi i Majkos me ministren e arsimit Lindita Nikolla erdhi pasi një aktiviste e Lëvizjes për Universitetin sulmoi ministren pak çaste para fillimit të samitit të studentëve ku ishte prezent edhe kryeministri Edi Rama.
Në fjalën hyrëse të samitit mesazhi i kryeministrit Edi Rama i drejtohej Studentëve nga Shqipëria dhe Kosova të cilët duhet të krijojnë ura komunikimi për të rritur bashkëpunimin, pasi fuqia që ata kanë është tejet e madhe.
Rama: Ka dhe vajza e djem që kanë ardhur nga Kosova këtu, të cilëve ju uroj mirëseardhjen dhe shpresoj shumë që të mos ta kenë me një ardhje-vajtje këtë përfshirje në procesin e jetës së re politike të FRESSH-it, por të ndërtojnë sëbashku me vajzat e djemtë që janë këtu, një urë komunikimi të vazhdueshëm, pasi, në fund të fundit, sfidat janë të ngjashme dhe jo vetëm gjuha, por edhe ëndrra e përbashkët është e njëjtë.
Nuk munguan edhe batutat mes kryeministrit Rama dhe deptetit Pandeli Majko.
Majko: I vetmi që nuk më uroi ishte ky?
Rama: Nuk e urova me SMS, por jam i vetmi që i çova dhuratë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sulmi-ndaj-ministres-pandeli-majko-solidarizohet-me-lindita-nikollen/

Share This Video


Download

  
Report form