Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mungesa e hapësirave për investime në vend është shkaku që shqiptarët po bien pre e platformave të tregëtimit online fantazmë. Shqetësimi përcillet nga ekspertët e ekonomisë të cilët thonë se janë qyetarët ata që urdhërojnë lëvizjen e kursimeve të tyre drejt bursave për investime. Ata rekomandojnë pajisen me licensa përpara regjistrimit si biznese.
Për ekspertët e ekonomisë investimet që bejne shqiptarët përmes platformave të tregëtimit online për ekspertët e ekonomisë ka mbërritur në kufijtë e alarmit. Për Zef Precin rënia pre e qytetarve ndaj skemave të tilla është pasojë e mungesës së hapësirave për investime në vend. Ndërkohë Artan Gjergji shpjegon se përgjegjësia për këtë marrëdhënie ekonomike është e kompanive po aq sa edhe investitorit.
Zef Preci ekspert i ekonomisë: Kjo situatë sjell në vëmendje kuadrin rregullator të paplotë, vendimmarrje ndoshta abusive të entit rregullator përkatës. Bëhet fjalë për lobingje politike pë rinteresa të grupeve mafioze.
Artan Gjergji eksperti ekonomie: Bëhet fjalë për një formë totalisht ligjore të të investuarit. Individi tërhiqet me premtimin e investimit dhe instrumentave financiare që të sjellin të ardhura të larta dhe cdo lëvizje nga llogaria e klientit bëhet vetëm me urdhërin e tij.
Ekspertët rekomandojnë se qendra e regjistrimit të biznesit nuk duhet ti pranojë si të tilla nëse subjektet më parë nuk paraqesin një miratim për licenesim nga autoritet përkatëse.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ekspertet-qrb-jo-regjistrim-subjekteve-pa-u-pajisur-me-license/