Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjet shqiptare gjatë vitit të kaluar kanë shpenzuar më shumë para për konsumin ushqimor.Kjo sipas drejtores së INSTAT Delina Ibrahimaj ka ardhur e ndikuar nga rritja e çmimit të produkteve ushqimore.Ndërsa është ulur niveli i shpenzimeve për arsimin.
Rritja e çmimit të produkteve ushqimore ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve mujore të familjeve shqiptare për konsum. Drejtorja e sapoemëruar e INSTAT Delina Ibrahimaj deklaroi se gjatë 2015 familjet kanë shpenzuar 1.9% më shumë se një vit më parë.
Ibrahimaj: Shpenzimet mesatare mujore të familjeve shqiptare për konsum për vitin 2015 llogariten 70766 lekë. Kjo shoifër është 1.9% më e lartë se një vit më parë. Rritja e shpenzimeve e pasqyruar dhe e dalë nga kjo anketë ka arrdhur si pasojë e rritjes së çmimeve.
Sipas të dhënave të INSTAT familjet shqiptare kanë shpenzuar më pak para për arsimin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/instat-rriten-shpenzimet-per-konsumin-familjar-me-1-9/