Report TV - Nëna e le vetëm në shtëpi, digjet në barake fëmija 2 vjeç

Report TV 2016-11-17

Views 6

TIRANE-Prindërit i lenë vetëm në barake, por e keqja më e madhe ndodh. Fëmija 2 vjeç rom digjet i gjallë, shpëton mrekullisht i vëllai, 4 vjeç.

Ngjarja ndodhi sot paradite rreth orës 8:35 në fshatin Shpat të Babrrusë në baraken ku jetonte një familje rome.

Nëna kishte dalë nga barakja pak më herët ndërsa dy fëmijët e mitur ndodheshin vetëm në banesën me llamarina në momentin kur kanë shpërthyer flakët. Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar zjarrfikësit se një barake është përfshirë nga tymi e zjarri.

Fatkeqësisht fëmija 2 vjeç është nxjerrë i pajetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka shpërthyer nga një bombol me gazi që shërbente për gatim.

Share This Video


Download

  
Report form