3 shkolla të reja në Njësinë numër 2

RTV KLAN 2016-11-16

Views 0

Në vazhdën e prezantimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ndal në Njësinë numër dy. Ai premtoi se buxheti për këtë Njësi do të jetë i trefishuar krahasur me vitin e shkuar.

Krahas rikonstruksionit të rrugëve, blloqeve të banimit, ndërtimi i shkollave të reja konsiderohet si investimi strategjik për vitin e adhëshëm.

Teksa analizoi punën e një viti, Veliaj u ndal tek investimet e mëdha që janë pjesë e Njësisë numër 2, siç është sheshi ?Skënderbej?, ?Bulevardi i ri?, ?Unaza e Vogël?, ?Pazari i ri?, këndi i lojrave te liqeni, rikonstruksioni i Liceut Artistik.

Ai tha se 1,6 miliardë lekë janë investuar përgjatë vitit të shkuar në këtë njësi. Veliaj nuk harroi të përmendë rikthimin e bonusit për bebet e sapolindura dhe nxënësit e shkëlqyer, duke premtuar se edhe në vitin e ardhshëm do të jenë shpërblime që do të jepen për ata që i meritojnë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS