Ora News - Mediu: Opozita naive nëse hyn në zgjedhje të paracaktuara

Ora News Emisione 2016-11-16

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për kryetarin e Partisë Republikan, Fatmir Mediu nëse opozita bëhet naive dhe shkon në një proces zgjedhur të paracaktuar dhe me këtë qeveri, kjo do të jetë katastrofale. Në studion e lajmeve në Ora News Mediu u shpreh se nuk ka rëndësi data e zgjedhje, por rëndësi për një proces të lirë dhe të ndershëm.
Mediu: Për mua nuk ka rëndësi kur është data e zgjedhjeve, e rëndësishme është të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse opozita do të jetë naive që të shkojë në një proces zgjedhor të paracaktuar dhe me një qeverisje që ka vullnetin për të manipuluar zgjedhjet, të shkojë me të në zgjedhje kjo do të ishte katastrofale jo për opozitën, jo për fatin politikës të së djathtës, por fatin e qytetarëve shqiptarë.
Aleati kryesor i Lulzim Bashës tha se opozita duhet të kishte bërë betejë më të madhe që reforma në drejtësi të bëhej paralelisht me reformën zgjedhore. Mediu vlerësoi deputetin Bashkim Fino, por tha se reforma zgjedhore nuk ishte një çështje e tij më shumë sesa vullneti i Qeverisë për të mos bërë këtë reformë.
Mediu: Pa dyshim që opozita duhet të kishte luajtur të gjitha mekanizmat. Për mua e kam thënë edhe më parë që reforma primare dhe këtë e kam thënë që në qershor, më shumë sesa reforma në drejtësi është reforma zgjedhore. Burimi i shtetit të së drejtës është e drejta e qytetarit për të vendosur.
Opozita duhet të kishte bërë nje betejë shumë më të madhe që në mënyrë paralele të kishte reformën në drejtësi por edhe reformën zgjedhore. Në fakt e bëmë këtë presion dhe arritëm që u krijua komisioni dhe kemi sjellë propozimet konkrete dhe draftet parlamentare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mediu-katastrofale-nese-opozita-shkon-ne-zgjedhje-te-paracaktuara/

Share This Video


Download

  
Report form