Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kanë dalë në qarkullim tre publikime të reja të Agim Nezajt, pedagogut dhe studiuesit që u nda nga jeta pak kohë më parë. Dy janë kërkime akademike në fushën e marrëdhënive publike e diplomacisë, ndërsa i treti një botim në anglisht për turizmin.
Agim Nezaj, nuk është më. Por puna e tij vijon të botohet.
Së fundmi janë hedhur në qarkullim tre libra të rinj të studiuesit të komunikimit, ?Marrëdhëniet Publike, strategjitë dhe taktikat?, ?Diplomacia Publike? dhe ?Është koha për t?iu thënë më shumë turistëve?.
Dy botimet e para janë kërkime akademike të autorit në fushën e marrëdhënieve publike dhe diplomacisë, ndërsa libri i tretë është botim në anglisht që lidhet me pasionin e hershëm të Nezës për turizmin e shprehu kjo edhe në publikimin prej tij të disa guidave që nga viti 1991.
?Marrëdhëniet Publike, strategjitë dhe taktikat? është një vështrim i thellë, analizë e plotë dhe zbatime praktike të teknikave të marrëdhënieve me publikun, fushë në të cilën Agim Neza punoi për gati 25 vjet.
?Diplomacia publike? është një kërkim për këtë seksion të Marrëdhënieve me Publikun, pak të njohur në institucionet shqiptare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/tre-publikime-nga-puna-e-studiuesit-te-komunikimit-agim-nezaj/