Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fëmijët e vegjël që janë zhvendosur ne qendrën e emergjencave në Paskuqan për shkak të përmbytjeve kanë shfaqur probleme probleme shëndetësore si bronshit. Ndërsa mjekët kanë evidentuar tek të moshuarit probleme me tensionin.
36 familje të prekura nga përmbytjet në zonën e Bregut të Lumit që po strehoen në këtë shkollë në Paskuqan kanë shfaqur problematika në shëndet.
Kryesisht fëmijët kanë shfaqur probleme me bronshitet, ndërsa të moshuarit me hipertensione.
Edmond Bulku: Personeli ka qenë në gadishmëri, rastet nuk kanë munguar. Fëmijët e vegjël vuajnë nga bronshitet, lagështira, janë trajtuar, u është dhënë mjekimi. Ka pasur shumë raste me hypertension, janë trajtuar, u kemi dhënë ndihmën e parë.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore Paskuqan, Gëzim Duro, tregon për masat e marra për administrimin e kësaj situate.
Gëzim Duro: Jemi munduar në mënyrë maksimale që tu shërbejmë pacientëve të përmbytur me të gjitha mënyrat më të mundshme që ne kemi si qendër shëndetësore, si me medikamente, me personel shëndetësor i cili ka qëndruar pothuajse nos stop.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-evakuuarit-nga-permbytjet-shfaqin-probleme-shendetesore/