Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ndër dëshmitarët e ngjarjes, zjarrëfikësi i cili i mbijetoi shpërthimit të uzinës së naftës në Ballsh ka rrëfyer nga spitali momentet e tmerrit.
Dëshmitari tregon përpjekjet për të shpëtuar 6 punonjësit e turnit, por për fat të keq kjo ngjarje ka rezultuar fatale për 40-vjeçarin Shkëlqim Muça.
Zjarrëfikësi: Shpërthimi ishte i papritur, nxorëm një viktimë nga zjarri, gazi, hidrogjeni.
Një nga naftëtarët me një eksperiencë 30 vjeçare në rafinerinë e naftës tregon se sektori i hidropastrimit të karburanteve ka qenë probelamatik ndër vite dhe kanë ndodhur aksidentet të tilla fatale.
Shpërthimi i parë, sipas dëshmisë së naftëtarve, ka ndodhur në vitin 1984 dhe deri në vitin 2016 në aksidentin e fundit kanë ndodhur 4 shpërthime.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zjarrefikesi-tregon-perpjekjet-per-te-shpetuar-punonjesit-e-uzines/