Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është çelur Panairi i librit në edicionin e 19 të tij në Pallatin e Kongreseve. Pjesëmarrës në këtë evenimet të rëndësishme për lexuesit, marrin pjesë 90 shtëpitë botuese me titujt me të rinj të letërsisë vendase por edhe përkthimeve nga botimet e huaja.
Për organizatorin Petrit Ymeri këtë vit mbizotëron letërsia e huaj, dhe theksi u vu me përkthimet nga gjuha kineze në shqip dhe anasjelltas. Por ka një problematikë edhe këtë panair të radhës.
Ymeri: ?Problemi më i madh që ne kemi është që nuk kemi një bashkëpunim me institucionet, jo për fajin tonë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të bashkëpunojmë me administratën në të gjitha nivelet, qoftë në administratën qëndrore, qoftë në administratën lokale?.
Besnik Mustafaj që ndër vite provoi mes kostumit të politikanit dhe penës së shkrimtarit, sjell përvojën e tij.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/celet-panairi-i-librit-90-shtepite-botuese-vijne-me-tituj-e-perkthime-te-reja/