Ora News – Rekomandim i kushtëzuar? Embargo mediatike për raportin e komisionerit Hahn

Ora News Lajme 2016-11-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një mbledhje me gazetarët një ditë pasi Komisioni Europian të publikojë raportin vjetor për Shqipërinë, kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, tha se Shqipëria ka bërë progres në 90% të të gjitha çështjeve, përfshirë dhe pesë prioritetet kyç që vendi ynë ka si kusht për hapjen e negociatave.
Ndërsa nuk ka hapa prapa për asnjë nga çështjet e ngritura në Komision.
Vetëm pesë çështje kanë mbetur në vend, liria e shprehjes, liria e lëvizjes, peshkimi, prokurimet publike dhe çështjet audiovizuale nuk kanë shënuar progres në raportin 2016.
Nisur nga shërbimet që raportojnë pranë Komisionit Europian, raportit të Guardia di Finanza dhe bashkëpunimit të frytshëm policor ndërkombëtar të policisë shqiptare, lufta kundër drogës dhe krimit të organizuar do të marrë një notë pozitive në raport.
Megjithatë për BE, ende ka shumë punë për të bërë.
Zbatimi i plotë i reformës në drejtësi si dhe ngritja efikase e të gjitha institucioneve të këtij sistemi është pika kyç ku Komisioni do të vërë theksin e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/embargo-mediatike-per-raportin-e-komisionerit-hahn/

Share This Video


Download

  
Report form