Ora News – Shirat turbullojnë ujëmbledhësin e Bovillës, kufizime të ujit të pijshëm

Ora News Lajme 2016-11-08

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shirat në Tiranë kanë turbulluar ujëmbledhësin e Bovillës ndaj Bashkia vendosi kufizime të ujit të pijshëm. Gjatë inspektimit në impiantin e filtrimit, kryebashkiaku Veliaj tha se Bovilla është ndotur 4 herë më tepër se normat e lejuara, ndaj qytetit do të këtë kufizime në ditët në vijim.
Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në impiantin e filtrimit të ujit në Bovillë.
Ky ujëmbledhës është turbulluar ndaj UKT dhe Bashkia e Tiranës vendosën kufizim të orareve të ujit të pijshëm.
Kryebashkiaku ka inspektuar situatën në ujëmbledhësin e Bovillës.
Veliaj: ?Filtrat tanë arrijnë që me sasi të kufizuar të filtrojnë ujin e ta bëjnë të pijshëm, megjithatë duke qenë se turbullira është përtej normales, do të thotë se për 4 herë më shumë ndotje, reduktojmë sasinë e filtrimit. Kjo do të thotë se në qytetin e Tiranës, në ditët në vijim do të ndihet një kufizim i ujit të pijshëm. Kjo bëhet vetëm për të garantuar jetën e qytetarëve dhe për të mos çuar këtë ujë në çezmat e tyre. Besoj se është më mirë që një lajm të keq ta themi në mënyrë të drejtpëdrejtë, siç është, se sa të bëjmë akrobacira që do të jenë të pafalshme, ndaj duke nisur nga nata e sotme do të ketë kufizim të ujit të pijshëm?.
Zonat që furnizohen nga Bovilla do të kenë kufizime edhe në ditët në vijim për shkak se proçesi i filtrimit ka nevojë për kohë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shirat-turbullojne-ujembledhesin-e-bovilles-kufizime-te-ujit-te-pijshem/

Share This Video


Download

  
Report form