Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Skuadra përfaqësuese shqiptare po vijon përgatitjet në prag të përballjes ndaj Izraelit. Mbrojtësi Frederik Veseli shprehet në lidhje me këtë takim duke deklaruar se kuqezinjtë synojnë maksimumin e pikëve, ndërsa sulmuesi Çani shpreh gatishmërinë sa herë trajneri të kërkojë shërbimet e tij.
Skuadra jonë përfaqësuese ka vijuar përgatitjet në prag të përballjes me Izraelin, në një sfidë të vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror. Frederik Veseli i cili në javët e fundit është aktivizuar rregullisht tek skuadrën e tij Empoli shprehet se i vetmi objektiv në këtë takim është marrja e pikëve maksimale.
Ndërkohë që sulmuesi Edgar Çani i cili është rikthyer në këto dy grumbullimet e fundit në skuadrën përfaqësuese deklaron se detyra e tij është të jetë i gatshëm nëse trajneri kërkon shërbimet e tij.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/sfida-ndaj-izraelit-veseli-objektivi-fitorja-cani-jam-ne-dispozicion-sa-here-te-me-kerkohet/