Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolli, ka sqaruar për Report Tv mënyrën sesi po transportohen nxënësit nga shkollat në drejtim të shtëpive, pas pezullimit të mësimit ditën e sotme, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Nikolli tha se shkollat kanë njoftuar prindërit dhe nxënësit po dërgohen nëpër shtëpi në kushte të plota sigurie.