Ora News – Panairi i librit, nga 9-13 nëntor në Pallatin e Kongreseve

Ora News Lajme 2016-11-08

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edicioni i XIX i Panairit të Librit do të çelë dyert këtë të mërkurë. Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve thotë se këtë vit ka libra dhe autorë cilësore, por kriza e blerjes ka detyruar ulje të titujve dhe tirazhit. Risi për këtë vit është stenda e shtëpive botuese nga Kina.
Përgatitjet janë drejt fundit në Pallatin e Kongreseve. Edicioni i XIX i Panairit të Librit do të nisë të mërkurën më datë 9 nëntor.
Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, thotë për Ora News se Panairi i Librit mbetet veprimtaria më e madhe kulturore edhe pse këtë vit shtëpitë botuese sjellin më pak tituj dhe kanë ulur tirazhin për shkak të krizës së shitjeve.
Ymeri: Mund të ketë më pak tituj se vitet e tjera, por jo në mënyrë të dukshme.Kemi ulje të tirazhit, por kjo nuk ndikon në panair sepse lexuesit do të gjejnë me siguri atë që duan ta gjejnë. Do gjejnë tituj të ri, autorë të rëndësishëm.
Por uljet që zbatohen nga shtëpitë botuese, për Ymerin janë një mundësi e mirë për lexuesin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/panairi-i-librit-nga-9-13-nentor-ne-pallatin-e-kongreseve/

Share This Video


Download

  
Report form