http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje situate e pazakonte moti pritet te përfshije te gjithe territorin e vendit nga veriu ne jug dhe zonat bregdetare. Përmbytje, stuhi dhe ulje temperaturash parashikohet te ndodhin duke filluar nga mbrëmja e se hënës deri ne fundjave. Specialistet e Institutit te Gjeoshkencave japin alarmin. Referuar te dhënave dhe hartave satelitore, sasia e shirave ne këto dite pritet te jete me e larta krahasuar me reshjet e rena gjate gjithë vitit. Te vene ne gatishmëri specialistet e Institutit te Gjeoshkencave i bejne apel popullatës te kufizojnë lëvizjet gjate kësaj jave. Banore te zonave te ndryshme te qëndrojnë larg lumenjve dhe përrenjve ende jo aktiv, ndërsa ata qe jetojnë prane lumenjve te marrin masat dhe te jene ne gatishmëri. Po ashtu nje nga rekomandimet e tyre është pezullimi i mësimit per ditën e marte ne zonat me problematike. Reshjet e dendura te shiut do te vijojnë deri ne fundjave e po ashtu edhe temperaturat do te ulen ndjeshëm. Stuhia qe pritet te mbërtheje Shqipërinë per te pakten 4 dite do te përfshije edhe vende te tjera te rajonit si Mal i Zi dhe Greqinë.