Vrasja e punonjësit të karburantit, arrestohet autori

RTV KLAN 2016-11-06

Views 11

Pa kaluar 12 orë, policia e Sarandës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së punonjësit të një pike karburanti në qytetin bregdetar.

Autori i dyshuar është Arqile Koçi, 27-vjeç. Policia thotë se i riu është arrestuar në një nga hotelet e zonës dhe se ai njihej si përdorues droge.

Artan Hoxha, punonjësi i një pike karburanti u vra me armë zjarri gjatë një grabitje në qytetin e Sarandës. 44-vjeçari u qëllua me një armë gjahu.

Share This Video


Download

  
Report form