TIRANE - 50 mijë anëtarë të LSI-së zgjedhin këtë të djelë kryetarin e partisë dhe delegatët që do t?i përfaqësojnë në Konventë Zgjedhore. Rritja e anëtarësisë për kryetarin aktual Meta përkthehet në më shumë deputetë dhe LSI më të fuqishme pas zgjedhjeve të 2017-ës.
Pasi themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim, 12 vjet më parë, Meta pret konfirmimin e tretë në krye të partisë , në një kohë kur në garë janë dhe Shezai Rrokaj dhe deputeti Përparim Spahiu. Dy rivalët kanë kërkuar shpesh herë gjatë fushatës një rol më të madh të LSI-së në qeverisje dhe koalicionin me PS. Por Meta ka vendosur që fatin e kësaj marrëdhënie t?ia besojë verdiktit të strukturave të partisë.