Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej sot Shqipëria ka edhe 38 të lumë në panteonin e kishës Katolike. Mesha solemne për martirët e fesë katolike u mbajt në katedralen e e ?Shën Shtejfnit? në Shkodër, mes mijëra pelegrinëve të ardhur nga e Gjithë Shqipëria dhe vende të tjera të botës.
Mesha u kremtua nga i dërguari i Papa Françeskut, Prefekti i Kongregatës për Cështjet e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato.
Në fjalën e tij Amato theksoi se kjo vjen vetëm dy muaj pas shenjtërimit të nënë Terezës të cilën e quajtir bijë të madhe të tokës tonë dhe ?lumnimi i 38 Martirëve shqiptarë u kujton të gjithëve se në tokë e mira pengohet vazhdimisht prej së keqes?
Megjithatë, nuk janë përndjekësit, por martirët protagonistët e vërtetë të historisë së njerëzimit? tha Amato.
E dimë se feja nuk kishte vdekur kurrë në Shqipëri?, tha Amato ndërsa vijoi se pas Komunizmit dielli i lirisë shkëlqeu përsëri mbi popullin shqiptar
Duke cituar fjalët e Papa Franceskut, Amato u bëri thirrje shqiptarëve, që të mos i harojnë plagët e komunizmit por mos hakmerren. ?Sot katolikët, duke kujtuar bijtë e tyre martirë, duhet t?i mbështjellin me mantelin e faljes ata që i kanë përndjekur, keqtrajtuar dhe vrarë.
Kjo është dhurata që Kisha Katolike i bën me gëzim dhe bindje popullit shqiptar, që të jetojë me shpirt të pajtuar bashkëjetesën me vëllezërit? tha Amato.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gati-per-lumturimin-e-38-martireve-te-fese-katolike/