Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nacionalist që ka demtuar dhe ka braktisur interesin e qytetarve shqiptarë. Kështu e cilësoi kryeministrin Edi Rama, ish deputeti socialist Ben Blushi, në fjalimin e parë në kuvend si themelues partise së re LIBRA, ndërsa i tregoi socialistëve dhe demokratëve, kush janë nacionalistët e kush jan patriotët, pa e kursyer ironinë për kryeministrin Edi Rama.
Blushi: Je një shtet i pasur dhe i fortë, ai të përkulet. Je i varfër, të pickon apo më keq të përbuz. Je një shtet i fortë dhe përdor grushtin kundër atyre që të kundërshtojnë, siç është rasti i Turqisë së Erdoganit, natyrisht je model dhe frymëzim për të. Kjo është jeta e tij; nënshtrim ndaj të fortëve dhe të pasurve, përbuzje ndaj të varfërve.
Kryeministri Edi Rama , nuk ishte në sallë,dhe mbrojtjen e qeverisë e mori përsipër ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Ahmetaj: Nëse bën një përpjekje për të mbrojtur vendin tënd nga shitja e detit çfarë je? Je patriot, je shovinist, çfarë je? Je naacionalist apo globalist? Unë besoj është patriotizëm i drejtpërdrejtë. Nëse bën reforma ai është patriotizëm dhe globalizëm.
Ahmetaj i kujtoj Blushit që poltika nuk bëhët bazuar në inate, por duke qënë realist me zhvillimet në vend.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nacionalist-apo-patriot-blushi-rama-na-ftoi-ne-nje-gare-te-re/