Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshimet e fundit në kodin rrugor kanë vënë në lëvizje Policinë e Lezhës.Shërbimet e rrugores së bashku me ato të rendit kanë intensifikuar kontrollet ndaj drejtuesve të mjetëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Vëmendja është përqëndruar brenda qytetit ku grupe të lëvizshme patrullojnë, si diten ashtu edhe gjatë orëve të mbrëmjes.
Mosvendosja i rripit të sigurimit, përdorimi i telefonit gjatë lëvizjes si dhe mjetet me xhama të erret janë vënë në shënjester të policisë, ndërsa janë trefishuar masat administrative.
Lefter Hysi: ?Mund të jeni trefishuar-katërfishuar masat. Për nenin 170 janë parashikuar dhe sanksione më të ashpra. Kjo edhe me rritjen e masës së gjobës nga vlera që ka qënë deri në një masë të trefishuar. Por përveç kësaj edhe me tërheqjen e lejes së drejtimit çka ka bërë te drejtuesit e mjeteve që të jenë më të ndërgjegjësuar?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-kontrolle-ndaj-mjeteve-ne-cdo-ore-te-dites/