Rama zhvilloi në Kryeministri një takim me të gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë, mes tyre ai i SHBA, Donald Lu dhe e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.
Në qendër të takimit të kryeministrit me ambasadorët ishte lufta kundër drogës në Shqipëri, por edhe miratimi nesër në seancë plenare i ligjit të Reformës në Drejtësi për KLGJ dhe KLP.